EPI zgjodhi hulumtuesit në suaza të projektit “Debatë qytetare për NATO”

Sep 18, 2018

epiadmin

Lajme

0

Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) zgjodhi hulumtuesit që do të punojnë në hulumtimin në suaza të projektit “Debatë qytetare për NATO”. Hulumtuesit në dy muajt e ardhshëm do të punojnë në hulumtime lidhur me efeketet e aderimit të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Mr. Ivana Velkovska, hulumtuese ekonomike në Qendrën për analiza ekonomike, do të hulumtojë përfitimet dhe sfidat ekonomike nga aderimi në NATO. Qëllimi i hulumtimit do të jetë të vërtetohet egzistimi i kauzalitetit, gjegjësisht të rishikohet vërtetimi kategorik se aderimi në NATO nënkupton rritje të ekonomisë. Njëkohësisht, do të hulumtohet edhe se cila është rëndësia e stabilitetit politik (duke supozuar se e njejta është e siguruar me anëtarësimin në NATO), si një prej kushteve kryesore për rritje ekonomike.

Mr. Timurlenk Çekoviq, hulumtues me përvojë në sektorin e sigurimit, do të hulumtojë efektet mbi sigurimin në Republikën e Maqedonisë, nga anëtarësimi eventual i shtetit në NATO. Hulumtimi do të përfshijë disa aspekte:

Anëtarësimi në NATO si metodë për mbrojtje të integritetit teritorial, prosperitetit ekonomik dhe përmbledhja dhe shkëmbimi i informatave të rëndësishme për përballje më të mirë me rreziqet me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë;
Rreziqet e sigurisë nga mos aderimi i Republikës së Maqedonisë në aleancë me NATO dhe përparësitë në kontrollin e hapësirës ajrore nga ana e shteteve anëtare të NATO-s;
Efektet e pritura mbi qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe ndikimi mbi shoqërinë.
Hulumtimet do të prezentohen në debatë publike që do të mbahet në dhjetor.

Hulumtuesit u zgjodhën pas shpalljes publike në suaza të projektit “Debatë qytetare për NATO”, që e zbaton EPI, finansuar nga Ministria e mbrojtjes. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në aderimin në NATO përmes debatës së bazuar në fakte dhe argumente, që do t’a përmirësojë kuptimin tek qytetarët për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Post by epiadmin

Comments are closed.