Konsenzus për perspektivën euroatlantike, por jo edhe për referendumin
Të hënën (3 shtator 2018) në hotel Merriott u mbajt tryezë e rrumbullakët me titullin “Ardhmëri euroatlantike për Maqedoninë?”, në të cilën morën pjesë Z. Nikolla Dimitrov, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesi special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA të R.F të Gjermanisë, ambasadori d-r. Kristijan Hellbah, Z. Nikolla Poposki, kryetar i Këshillit nacional për eurointegrime, si dhe Z. Rusllan Stefanov nga Qendra për studim të demokracisë në Sofje, kurse debatën e moderoi d-r. Simonida Kacarska, drejtoreshë e EPI.
Tryezën e rrumbullakët e organizuan Aspen Instituti nga Berlini, Instituti për politikë evropiane – Shkup, Instituti për demokraci “Societas Civilis”-Shkup, si dhe Qendra për analiza ekonomike, me përkrahje nga Ministria për punë të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në tryezën e rrumbullakët u diskutua për referendumin e ardhshëm dhe rëndësinë e rezultatit të tij, si dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane. Përfaqësuesit e institucioneve, përfaqësuesit e misioneve diplomatike, organizatat qytetare dhe ekspertët e pavarur kishin mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të kyçen në diskutim pas fjalimeve hyrëse të folësve.
Gjatë tryezës së rrumbullakët, ministri Dimitrov iu referua mungesës së qëndrimit të partisë më të madhe opozicionare për referendumin. “Kuptohet që qytetarët do të vendosin vetë, megjithatë ne kemi për detyrë të jemi të sinqertë dhe të themi “ja pse mendojmë që kjo është gjë e mirë për Maqedoninë”. Kjo nuk ka lidhje as me Qeverinë e as me asnji parti politike. Pyetja ka lidhje me ardhmërinë e Maqedonisë. Dhe të mos ngureni të thoni unë mendoj kështu dhe për mua kjo është papërgjegjësi”, deklaroi Dimitrov gjatë diskutimit.
Përfaqësuesi special i MPJ të Gjermanisë, Z. Hellbah, i porositi qytetarët dhe partitë politike të mos e lëshojnë shansin, sepse sipas atij, nuk ka plan B për Maqedoninë. “Shteti juaj ka perspektivë euroatlantike. Për fat të keq, integrimi juaj evropian stagnoi për shkak të problemit me emrin. Kjo çështje zgjati më gjatë se që duhej dhe jo vetëm që e tërhoqi pas shtetin, por ishte e dhimbshme edhe për neve. Interesi ynë është të afrojmë jo vetëm shtetin tuaj, por gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor kah BE-ja dhe NATO, dhe ky interes, para se gjithash, është nga aspekti i sigurimit” deklaroi Hellbah gjatë konferencës për shtyp.
“Ky është lajmi më i mirë që e morrëm vitet e fundit nga Ballkani Perëndimor dhe për ne është shumë domethënëse që kjo marrëveshje të zbatohet. Ju për ne do të jeni Maqedonas, do të flisni gjuhën maqedone dhe e gjithë kjo është e garantuar me marrëveshjen që u arrit. Duam t’ju shohim edhe Ju si pjesë të Evropës”, shtoi ai.
Gjatë diskutimit, Z. Hellbah iu referua mos qartësimit të partisë më të madhe opozitare për referendumin, me çrast porositi që vendimi i opozitës mund të bëjë dallim në kahje të mirë ose të keqe, që është me të vërtetë serioze dhe që duhet të gjitha palët të bartin përgjegjësi për këtë moment.
Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime dhe ish ministër i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, deklaroi që opozita qëndron pas qëndrimit se zgjedhja më e mirë për Maqedoninë është integrimi euroatlantik.
“Megjithatë, nëse dëshirojmë konsenzus nacional, duhet ata që janë pjesë e Qeverisë, të lejojnë mbikqyrje kritike të punëve. Ajo që është e nevojshme për momentin është që të dalim nga mitet dhe të jemi real”, tha Poposki në tryezën e rrumbullakët, lidhur me pyetjen e referendumit. Ai shtoi që përderisa qeveria duhet të jetë e përgaditur të pranon kritika dhe të mos e ndan popullin në kuptimin “nëse jeni për NATO dhe BE, atëher nuk jeni me ne” dhe “nëse nuk jnei me NATO dhe BE, atëherë nuk jeni me ne”.
I pyetur lidhur me qëndrimin e VMRO-DPMNE, apo qëndrimin personal për referendumin, ai u përgjigj se nëse duhet të vendosë ai, atëherë qëndrimin partiak do ta ndërtonte me konsultime me principin “një njeri – një votë”.
“Është shumë e gabuar nëse keni qëndrim të ndryshëm në atë se çka mendon shumica dhe çka mendon elita. Por kur e bëni atë duhet shum haptazi dhe në mënyrë direkte t’i informoni për opsionet. Don të thotë, aq sa duhet t’ju thoni se sa segmente të këqija ka marrëveshja, duhet t’ju thoni edhe se cilat janë pasojat nga dështimi apo moszbatimi i marrëveshjes”, shtoi Poposki.
Megjithatë, kahja e Maqedonisë, sipas Poposkit, është e qartë. “Neve NATO do të na jep sinjal të mirë për siguri dhe do të kontribuon kah investimet e shumta. Aderimi në BE do të kontribuon kah jetesa më e mirë e qytetarëve.Në fund të ditës, e gjitha varet nga ne”, tha Poposki lidhur me kahjen strategjikenë shtet.
Rusllan Stefanov nga Qendra për studim të demokracisë në Sofje e ndau eksperiencën nga shtetet që aderuan në BE në të kaluarën e afërme. “Nëse shohim Bullgarinë, Kroacinë, Romaninë dhe të tjerat, shohim që nuk zgjidhen të gjitha problemet me hyrjen në BE. Mirëpo, me përdorimin e përfitimeve dhe instrumenteve të BE-së, shtetet e përmirësuan cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Stefanov.