[Tryezë e rrumbullakët] Ardhmëri Euroatlantike për Maqedoninë?
Instituti për politikë evropiane (EPI) – Shkup, Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup dhe Qendra për analiza ekonomike, në bashkëpunim me Institutin Aspen, Berlin, organizojnë tryezë të rrumbullakët me titullin “Ardhmëri euroatlantike për Maqedoninë?”, që do të mbahet të hënën.
Folës do të jenë ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Z. Nikolla Dimitrov, përfaqësuesi special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA të R.S. Gjermanisë, ambasadori d-r. Kristijan Hellbah, si dhe Z. Rusllan Stefanov nga Qendra për studim të demokracisë në Sofje. Në tryezën e rrumbullakët është i ftuar dhe Z. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE, por pjesëmarrja e tij ende nuk është konfirmuar.
Në qendër të debatit do të jetë referendumi i ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, 2018 , si dhe cili do të jetë roli i Gjermanisë dhe partnerëve tjerë në ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. Do të flitet për ndikimin e hapave të Maqedonisë mbi shtetet e rajonit, si dhe shembujt e shteteve fqinje që aderuan kah BE-ja dhe NATO në të kaluarën e afërme.
Në tryezën e rrumbullakët janë të ftuar përfaqësues të institucioneve, ambasadave, organizatave qytetare, partive politike dhe ekspert të pavarur, që pritet të marrin pjesë në mënyrë aktive në debat.