Forcimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në EJL
Acquis i BE dhe politikat sektorale: Forcimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në EJL
EPI, si partner merr pjesë në realizimin e projektit “Forcimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në Evropën Juglindore”. Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i kapaciteteve të organizatave të konsumatorëve në avokimin e të drejtave të konsumatorëve të shërbimeve komunale në Evropën Juglindore.
Projekti është financuar nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) – GIZ, nëpërmjet Fondit të Hapur Rajonal për modernizimin e shërbimeve komunale dhe zbatohet nga Rrjeti TEN. Ky rrjet përfshin tre organizata rajonale: Institutin për Politikë Evropiane (EPI) – Shkup, Qendrën për Politika Evropiane (CEP) – Beograd, Instituti alternative – Podgoricë.
Ne projektin nga EPI janë të angazhuar Dr.Malinka Ristevska Jordanova, Drejtoreshë dhe LL.M Ardita Abazi Imeri, Koordinatore e Programit për acquis dhe politikat sektorale.