[Materiale për informim] Debata nacionale për pozitën e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare

Ky dokument paraqet shqyrtimin e dy temave për diskutim nga anketa debatuese për mendimin publik. Në dokument përfshihen:

1. Informacion për politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe përputhshmëria e saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

2. Informacion për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

3. Disa qasje të mundshme drejt politikave lidhur me dy temat, ndërsa të përfaqësuara janë dhe argumentet për avantazhet dhe sfidat në raport me tranzicionin e suksesshëm demokratik të vendit.

 

Ka më shumë tema për të cilat mund të debatohet në këtë kontekst, por duke pasur parasysh kohën e limituar, debati dhe respektivisht ky dokument fokusohet në rëndësinë e harmonizimit të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, sanksionet si mjeti më domethënës i politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe efektet e sanksioneve ndaj Rusisë në Maqedoninë e Veriut, mendimi publik dhe dilemat rreth anëtarësimit në NATO, si dhe efektet e anëtarësimit në NATO. Edhe pse ky dokument nuk paraqet të gjitha qasjet e mundshme ndaj politikave dhe argumentet pro dhe kundër politikave të tilla, megjithatë shërben si bazë për nxitjen e diskutimeve mbi këto tema.

Comments are closed.