Vështrim vjetor mbi sundimin e ligjit në BE 2023
Puna e EPI-t fokusohet në nevojat dhe kufizimet e Maqedonisë së Veriut, vend ky që ka pritur fillimin e negociatave për anëtarësim për më shumë se një dekadë, e që ka përjetuar edhe rënie të mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe paqëndrueshmëri politike në vitet e fundit. Në kuadër të programit për sundimin e ligjit, EPI monitoron nga afër nivelin e pajtueshmërisë me parimin e sundimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, me qëllim që të nxirren mësime të vlefshme dhe të njejtat t’u prezantohen palëve përkatëse si dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi që këto mësime do të duhet të zbatohet edhe tani si vend kandidat por dhe si shtet anëtar në të ardhmen. Në përputhje me strukturën e negociatave për anëtarësim në BE, EPI gjithashtu monitoron ngjarjet brenda vendit në fushat e funksionimit të institucioneve demokratike, reformat e administratës publike, si dhe Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.
BE-ja është ndërtuar mbi sundimin e ligjit, që nënkupton se çdo veprim i ndërmarrë bazohet në traktate të miratuara vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike nga të gjithë anëtarët e shteteve të BE-së. Vendet kandidate për anëtarësim në BE duhet gjithashtu të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Ky vështrim vjetor fokusohet më konkretisht në disa aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me Kapitullin 23, çështje me të cilat shtetet anëtare dhe vendet kandidate përballen, si dhe zgjidhje të mundshme për to.