Rruga e ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Ndërmjetësimi si mënyrë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut u paraqit me Ligjin për Ndërmjetësim nga viti 2006, pas të cilit në vitin 2013 u miratua ligji i ri, i cili u pasua nga Ligji aktual për Ndërmjetësim (në tekstin e mëtejmë: Ligji), i cili u miratua nga Kuvendi në dhjetor 2021.
Qëllimi i miratimit të ligjit të ri ishte trajtimi i reformave në lidhje me ndërmjetësimin, si një nga objektivat strategjikë të Strategjisë për Reformën në Sektorin e Drejtësisë 2017-2022.
Megjithatë, me gjithë miratimin e zgjidhjes së re ligjore dhe risitë e sjella me të, avantazhet e mundshme që sjell ndërmjetësimi nuk shfrytëzohen plotësisht nga qytetarët.