Avancimi i të drejtave themelore në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Projekti: Avancimi i të drejtave themelore në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Donator: Civil Rights Defenders
Kohëzgjatja: 9 muaj 01.04.2022 – 31.12.2022
Fokusi në gjyqësorin dhe politikat kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor ka çuar në dobësimin e vëmendjes ndaj të drejtave themelore si një element thelbësor i Kapitullit 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore. Përderisa ka zhvillime të veçanta inkurajuese në disa fusha të politikave, bashkërendimi i përgjithshëm i kësaj fushe mbetet sfidë. Në Maqedoninë e Veriut, procesi i bllokuar i negociatave për anëtarësim kontribuon më tej në përkeqësimin e koordinimit të të drejtave themelore në procesin e anëtarësimit në BE. Projekti i propozuar do të kontribuojë në një fokus të ripërtërirë në të drejtat themelore si pjesë e Kapitullit 23, si dhe në rritjen e mirëkuptimit midis institucioneve kryesore shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile të fushave kryesore të politikave. Synimi i tij është të mbështesë përfshirjen kuptimplotë të organizaate të shoqërisë civile dhe dialogun e politikave mbi të drejtat themelore në provesin e anëtarësimit në BE.
Projekti synon një sërë grupesh të synuara, duke përfshirë institucionet shtetërore, gjegjësisht ministritë kryesore, organet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave themelore, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Këtu përfshihen Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për Çështjet Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme, institucionet e sektorit gjyqësor, Akademia Gjyqësore, Shoqata e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve, institucionet e të drejtave të njeriut dhe organet e pavarura, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Rrjeti 23, organizatat e shoqërisë civile që punojnë për sundimin e ligjit, mediat, delegacioni i BE-së, përfaqësuesit ndërkombëtarë, vendimmarrësit e BE-së dhe shteteve anëtare.
Projekti i propozuar kombinon tre rezultate të cilat përfshijnë 1) punën e përbashkët të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në monitorimin e bazuar në dëshmi të të drejtave themelore në kuadër të anëtarësimit në BE; 2) rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike për praktikat më të mira rajonale dhe të BE-së; dhe 3) rritjen e avokimit për politika publike nga organizatat e shoqërisë civile për të drejtat themelore.