U zbatua me sukses Anketa e tretë Nacionale Debatuse, 150 qytetarë diskutuan dhe pyetën për reformat zgjedhore
Qytetarët diskutuan dhe pyetën se çfarë sistemi zgjedhor duan dhe çfarë reformash nevojiten në procesin zgjedhor në vend në Anketën e tretë Nacioanle Debatuese për Demokraci, të organizuar nga EPI, në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative pranë Universitetin Stanford në ShBA.
Në datat 4 dhe 5 qershor, rreth 150 qytetarë nga i gjithë vendi u informuan dhe diskutuan mbi reformat zgjedhore dhe më pas parashtruan pyetjet e tyre në panelet e përbëra nga aktorët përkatës shoqëror
Ngjarjen e hapi presidenti Stevo Pendarovski, i cili me fjalën e tij motivoi qytetarët për diskutime më të frytshme për modelet zgjedhore dhe reformat e nevojshme për të ardhmen e vendit.
Përfaqësuesit politik Pavle Trajanov, Arta Bilalli-Zendeli, Dragan Kovachki, Viktorija Avramovska-Madiç, si dhe përfaqësuesi i sektorit civil Sefer Selimi, iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve për njësitë zgjedhore dhe votimin e diasporës.