Grupi nacional i punës për reforma në administratën publike: Konsultimet me qytetarët janë pjesë e rëndësishme e programës për grante të vogla

Jul 22, 2020

naum.lokoski

Lajme

0

Konsultimet me qytetarët janë pjesë e rëndësishme e programës për grante të vogla (Small Grant Facility programme – SGF), pasi që grantistët do të mbajnë konsultime lokale me qytetarët në kuadër të projekteve të tyre. Kjo u sqarua në fillim të mbledhjes së pestë të Grupës nacionale të punës për reforma në administratën publike në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt më 22.07.2020 në Zoom.

Julijana Karai nga EPI prezantoi Konsultimet evropiane me qytetarë, kurse Angel Mojsovski prezantoi rezultatet dhe gjetjet e deri tanishme në kuadër të projektit WeBER 2.0.

Kristina Dimovska nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë prezantoi Draft raportin vjetor për zbatim të planit aksionar nga strategjia për reforma në administratën publike 2018-2022, kurse Vesna Boçvarska dhe Iskra Bellçeva nga Qendra për menaxhim të ndryshimeve diskutuan për prioritetet kyçe të reformave në administratën publike, të identifikuara në mbledhjen e platformës WeBER.

Në këtë drejtim, një diskutim Loomio është zbatuar duke shkëmbyer propozim për votim dhe renditje  të temave kryesore të reformave në administratën publike nga ana e pjesëmarrësve të grupës nacionale të punës në Maqedoni të Veriut . Prioritetet e zgjedhura kyçe do të jenë pjesë e thirrjes së ardhshme për grante të vogla.

Comments are closed.