Njoftim zyrtar: Weber 2.0 ka nisur!
Kemi kënaqësinë të lajmërojmë se projekti WeBER (Western Balkans Enabling Project for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform) 2.0 ka marrë mbështetjen e Komisionit Evropian për vazhdimësinë e tij dhe në tre vitet e ardhshme do të vazhdohet të punohet në reformimin e administratave publike në Ballkanin Perëndimor.
IDM, së bashku me organizatat e tjera te Ballkanit Perëndimor, anëtare të TEN (Think for Europe Network – European Policy Centre – CEP Beograd, Institute for Democracy and Mediation – IDM Tiranë, Institute Alternativa – IA Podgoricë, Foreign Policy Initiative – FPI Sarajevë, Group for Legal and Political Studies – GLPS Prishtinë, European Policy Institute– EPI Shkup) në partneritet me Qendrën e Politikave Evropiane – nga Brukseli dhe me mbështetjen financiare nga Komisioni Evropian, do të vazhdojnë punën e tyre për të fuqizuar më tej organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor në angazhimin e tyre për përpilimin dhe zbatimin e reformës në administratën publike në ne baze të kërkesave të procesit të pranimit në BE.
Projekti i parë WeBER solli një qasje të re hulumtimi për monitorimin e progresit të qeverive të rajonit në reformën në administratë bazuar në gjetjet e organizatave të shoqërisë civile dhe të udhëhequr nga Parimet SIGMA dhe kriteret e anëtarësimit. Gjithashtu, projekti i parë strukturoi kërkesat për reformë nga poshtë-lart duke krijuar një platformë rajonale “WeBER for PAR Dialogue” dhe duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile përmes ngritjes së kapaciteteve dhe takimeve konsultative. Këto aktivitete kanë hedhur themelet për përfshirjen e vazhdueshme të shoqërisë civile në diskutimet dhe monitorimin e reformës në administratë duke u mbështetur në një qasje rajonale nëpërmjet rezultateve të krahasueshme rajonalisht të monitorimit të projektit WeBER.
Nën emrin e tij të ri, Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar, modeli i WeBER 2.0 mbështetet në rezultatet e projektit të parë WeBER dhe raportet e monitorimit të PAR Monitor. WeBER 2.0 vazhdon logjikën e ndërhyrjes të zhvilluar dhe të provuar në mënyrë efektive në projektin e parë, përkatësisht krijimi i presionit rajonal dhe lokal në përputhje me parimet dhe kriteret e anëtarësimit të BE për të siguruar efektshmërisë afatgjate të politikës së kushtëzimit të BE dhe ruajtjen e arritjeve të këtyre reformave përtej sigurimit të përmbushjes së etapave në rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
WeBER 2.0 synon të ndihmojë në fuqizimin e shoqërisë civile duke e pajisur me njohuri, aftësi dhe mjete për të monitoruar reformën në administratë dhe për t’i kërkuar llogari qeverive të tyre për cilësinë e politikave që ata zhvillojnë, shërbimet që ofrojnë dhe për qeverisjen e tyre në nivel kombëtar dhe lokal.
WeBER 2.0 ka nisur në dhjetor 2019 dhe do të vijojë deri në dhjetor 2022.