Dfokusim i fokusit: Kryerje formale e detyrave apo demokratizim përmes Marrëveshjes së qershorit/korrikut?
Nga monitorimi sitematik i Rrjetit 23 të zbatimit të Marrëveshjes të Përzhinos është arritur përfundimi se Marrëveshja po zbatohet me vonesa të konsiderueshme dhe në mënyrë selektive, në një klimë fort të polarizuar politike. Parimet dhe synimet e Marrëveshjes janë lënë pas dore; fokusi është vendosur mbi përgatitjen e nxituar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në datën e përcaktuar me Marrëveshjen. Për më tepër, prioritetet për reforma urgjente nuk jan zbatuar në esencë.