Shfrytëzimi i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë
Me qëllim që të avancohet kyçja parlamentare në ndjejen e përdorimit të fondeve të BE-së, Instituti për politikë evropiane filloi me realizimin e programës shumëvjeçare “Ndjekja e IPA”, në suaza të së cilës përmes hulumtimeve të bazuara në fakte, ka për qëllim të inicojë debatë publike dhe të jep rekomandime konkrete që do të kontrbojnë në zmadhimin e përdorimit të fondeve evropiane. Në suaza të kësaj programe, Instituti për politikë evropiane në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert – Shkup, bëri hulumtim për përdorimin e fondeve të BE-s në Republiknë e Maqedonisë. Qëllimi i hulumtimit është të vërtetohet efikasiteti i përdorimit të mjeteve nga fondet e para – aderimit në Maqedoni (IPA), ndikimi i tyre, si dhe vlerësimi i kapaciteteve apsorbuese në Republikën e Maqedonisë.