Angazhimi i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi
Qëllimi i projektit “Angazhimi i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi” është të rritet kapaciteti i të rinjëve nga Maqedonia të kyçen në sipërmarrësi, të rritet roli i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi dhe të rritet mbështetja e politikave që përmirësojnë kushtet ekonomike për të rinjtë në shtet.
Në suaza të projektit përgatitet hulumtim për mundësitë dhe barierat e sipërmarrësisë, punësimi në sektorin privat duke përfshirë edhe finanisimin e bizneseve të reja. Në suaza të projektit gjithashtu përgatitet edhe podcast i quajtur “Skills that pay the bills”, programë edukative, kampanjë për ngritjen e vetëdijes dhe përfaqësim dhe hulumtim për mundësitë gjatë punësimit.
Ky proekt implementohet në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor (MOF), me mbështetje nga Qendra për sipërmarrësi private ndërkombëtare (CIPE).