Reagimi i Rrjetit 23 për propozim – modelin për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat me BE-në
Rrjeti 23 dërgoi komente për propozim–modelin për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat për anëtarësim në BE.
Modeli i tanishëm për pjesëmarrjen e organizatave qytetare në negociatat për anëtarsim në BE propozohet pa e marrë parasysh konceptin e strukturës institucionale të negociatave, si dhe procedurën e tërësishme nacionale për negociatat. Qasja e tillë pamundëson të shikohet dhe të formësohet roli i sektorit qytetar në gjithë procesin, nga shkaku se egziston rrezik i madh i injorimit të shumë aspekteve të negociatave.
Komentet mund t’i shikoni në linkun: Коментари на Мрежата 23 на предлог-моделот за вклучување на ГО во преговорите со ЕУ.
Për më shumë, EPI si pjesë e rrjetit “Mendo për Evropën” (Think for Europe Network) punoi në dokumentin për Nevojat për koordinim dhe kornizë ligjore për procesin e negociatave dhe aderimit në BE (ANG). Mendojmë se ky dokument mund të japë kontribut në krijimin e modelit për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat, sepse në të është analizuar në veçanti korniza për inkuadrimin e organizatave qytetare, si dhe është dhënë shqyrtim i rastit të inkuadrimit të organizatave qytetare në Mal të Zi.