Prezentim i draftit të Raportit nacional nga monitorimi i RAP

Nov 27, 2018

epiadmin

Lajme

0

Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) më 27 nëntor mbajti konferencë finale të WeBER –  projekt për krijim të rrethanës mundësuese në shtetet e Ballkanit perëndimor për monitorim të reformave të administratës publike nga ana e shoqërisë civile.

Në konferencë u prezentuan rezultatet nga monitorimi i reformave në administratën publike, me fokus në organizatat qytetare dhe rolin e tyre në monitorimin dhe mbështetjen e reformave të administratës publike në Republikën e Maqedonisë dhe rrugëtimin e saj në BE. Në një vend do të jenë të mbledhur aktorët kryesor që të realizohet dialog me institucione relevante për krijimin e një administrate më të mirë. Konferenca do të shërbejë edhe për prezentim dhe diskutim të Raportit të parë nacional për ndjekjen e RAP.

Konferenca ishte e ndarë në dy panele.

Diskutim për sferat prioritare në administratën publike: Korniza strategjike; Shërbimet publike dhe menaxhimi i resurseve njerëzore; Menaxhimi me finansa publike

Në panelin e parë të ngjarjes, diskutuan Malinka Ristevska Jordanova nga EPI dhe hulumtuesja në kuadër të projektit WeBER, Aleksandra Ivanovska, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski , profesori inordinar Dragan Gocevski nga Fakulteti juridik “Justiniani i parë”, si dhe Neda Maleska nga Qendra për menaxhim të ndryshimeve.

Diskutim për sferat prioritare në administratën publike: krijimi i politikave dhe koordinim; Përgjegjësi, llogari dhënie dhe transparencë; dhënia e shërbimeve dhe IKT mbështetje për administratën

Në panelin e dytë, pjesëmarrës aktiv ishin Angel Mojsovski, hulumtues në EPI në kuadër të projektit WeBER, Kristina Dimovska  nga ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Aleksandar Nikollov nga Asociacioni ZENIT, si dhe Misha Popoviq nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup.

Ngjarjen e moderoi gazetari Vasko Popetrevski.

Raporti nacional i monitorimit të reformave të administratës publike do të jetë i arritshëm në web faqen e EPI pas përfundimit të tij.

Për projektin

Instituti për politikë evropiane (EPI) – Shkup, në bashkëpunim me Qendrën për politika evropiane (CEP) – Sërbi, nga 1 janar 2016 filluan të implementojnë projektin për krijim të rrethanës mundësuese në shtetet e Ballkanit perëndimor për monitorim të reformave të administratës publike nga ana e shoqërisë civile. Bashkëpunëtorë të projektit janë: Qendra për politika evropiane (Belgjikë), Instituti Alternativa (Mal i Zi), Grupa për studime juridike dhe politike (Kosovë), Instituti për demokraci dhe mediacijon (Shqipëri). Proekti finansohet nga BE-ja, kofinansohet nga Mbretëria e Holandës, dhe ka për qëllim të zmadhojë rëndësinë, pjesëmarrjen dhe kapacitetin e organizatave qytetare dhe mediumeve në Ballkanin Perëndimor me qëllim që ata të mirren dhe të ndikojnë në krijimin dhe implementimin e reformave në administratën publike (RAP). Proekti WeBER u vlerësua si shembull për praktikë më të suksesshme në rajon në Evaluimin e programës rajonale të BE-së për shoqëritë qytetare.

Post by epiadmin

Comments are closed.