Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil në tetor të vitit 2018 shpalli thirrje për zgjedhje të nji anëtari në sferën “Integrimet dhe politikat evropiane”. Duke pasur parasysh rëndësinë e koordinimit të sukseshëm dhe bashkëpunimin e organizatave civile në arritjen e politikave efektive evrointegruese, Ju njohtojmë se drejtoresha e Institutit për politikë evropiane – Shkup (EPI), D-r. Simonida Kacarska, u lajmërua në këtë shpallje.
Thërrasim organizatat civile të cilat sipas statusit të tyre punojnë në sferën e “integrimeve dhe politikave evropiane” të realizojnë të drejtën e tyre në votë, me qëllim të zgjedhjes të anëtarit të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil.
Votimi realizohet me paraqitjen e gjendjes aktuale të organizatës dhe plotësimin e formularit për votim, në adresën [email protected]. Afati për votim është deri më 23.11.2018. Raportin e plotë për organizatat dhe kandidatët e paraqitur për anëtarë, si dhe formularin për votim mund ta gjeni në linkun: https://www.nvosorabotka.gov.mk/?q=node/134
Në linkun mund të lexoni edhe letrën motivuese dhe biografinë e shkurtë të D-r. Kacarska.