Qytetarët në rend të parë! – Konferenca rajonale për RAP në Beograd
Në tre vitet e fundit, gjashtë laboratori mendimesh (think tanks) nga Ballkani Perëndimor hulumtuan reformat në administratën publike (RAP) në gjithë rajonin, nëpërmjet perspektivës së shoqërisë civile. Si të krijohet administratë më e mirë në Ballkanin Perëndimor? Pse është e nevojshme kyçja e shoqërisë civile? Pse është e nevojshme qasja rajonale për përmirësimin e qeverisjes së mirë?
Me kënaqësi ju njohtojmë për konferencën dy ditore që do të mbahet më 25 dhe 26 shtator, 2018, në Beograd, ku do të kemi diskutim të hapur për temat e lart përmendura si dhe për tema të tjera të ndryshme. Në suaza të kësaj ngjarjeje do të prezentojmë Raportin rajonal për monitorim të RAP – nji nga rezulatet kyçe nga hulumtimi jonë krahasimor nga monitorimi i RAP në suaza të projektit WeBER. Sesion i posaçëm do të fokusohet në monitorimin e RAP nga organizatat lokale civile, duke përfshirë edhe storje nga qytete dhe komunat dhe do të prezentohen projektet më të suksesshme lokale.
Në konferencë do të marin pjesë palët e interesuara nga sfera e RAP, mes të cilëve edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediumeve, qeverive si dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrje aktive nga Instituti për politikë evropiane do të ketë drejtoresha, d-r. Simonida Kacarska, që do të moderon diskutimin për përparimin rajonal në reformat e administratës publike dhe do t’i japë rishikim përfundimtar ngjarjes. Gjithashtu, Aleksandra Ivanovska, hulumtuese në EPI, do të japë fjalim të shkurtër në diskutimin për llogari dhënien në administratën publike.
Rendin ditor mund ta gjeni në linkun.
Projekti WeBER finansohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.