Komentar mbi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me datë 4 nëntor 2025
Komisioni Evropian nuk konstaton prapambetje në asnjë fushë, gjegjësisht kapitull, por shqetëson fakti se është vlerësuar se nuk ka pasur përparim në Kapitullin 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe progresi i kufizuar në Kapitullin 24: Drejtësia, liria dhe siguria, kapitujt kryesorë mbi sundimin e ligjit, vendimtar për ritmin e negociatave.
Sa i përket marrjes së detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi, shteti ende e ruan nivelin e moderuar të përgatitjes, me një përmirësim të lehtë vetëm në një kapitull – Lëvizja e lirë e kapitalit, si rezultat i përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave të BE-së. Nëse shikojmë të gjitha vendet kandidate aktualisht, përputhshmëria jonë e përgjithshme nuk është e papërfillshme, por tashmë është e qartë përparësia e Malit të Zi dhe përshpejtimi i procesit të përafrimit të Shqipërisë si “udhëheqëse” të procesit“.
Përparimi është i mirë në katër kapituj, ndërsa në pjesën tjetër, në masë të madhe, ka vetëm lëvizje të vogla ose stagnim. Këtu, padyshim që qëndrojmë më dobët se vendet e tjera kandidate, për të cilat vlerësohet se kanë bërë më shumë përparim gjatë vitit të kaluar, veçanërisht Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, të cilat Komisioni i veçon si shtetet kandidate që janë në krye të procesit. Nëse ky trend vazhdon, ekziston rreziku që të humbasim hapin me vendet e tjera sa i përket nivelit relativisht të lartë të përputhshmërisë, i cili në rastin e Maqedonisë është arritur shumë më herët se te kandidatët e tjerë.
Në këtë koment, analizojmë tendencat në nivel të klasterit/kapitullit në raportin e vitit 2025, me fokus te pikat kyçe kritike, si dhe te rekomandimet e reja të Komisionit. Në fund të komentit, përfshihet një analizë e pajtueshmërisë në vitet e kaluara.