BE-ja dhe kriza aktuale politike në Maqedoni

Mar 31, 2015

epiadmin

Ngjarje

0

Më 30 mars 2015, Instituti për Politikë Evropiane (EPI) organizoi tryezën e rrumbullakët “BE-ja dhe kriza e tanishme politike në Maqedoni -. Ndikimi, përfshirja dhe perspektivat”. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të institucioneve, korit diplomatik, partive politike dhe shoqërisë civile.

Malinka Ristevska Jordanova, drejtoreshë e EPI, përshëndeti pjesëmarrësit dhe shpjegoi se tryeza e rrumbullakët nuk është një thirrje e dëshpëruar që dikudh tjetër të zgjidh krizën aktuale në vend, por një thirrje për të hapur një diskutim të ndryshëm nga ajo me të cilën jemi mësuar – për dialogu, opsione, vizion dhe pritje.

Florian Biber, Drejtor i Studimeve për EJL i Universitetit në Grac, theksoi se angazhimi i disa deputetëve nuk do të ndryshojë situatën me  krizën në Maqedoni dhe BE duhet të mendojë me gjeresisht se si  të anagazhohet. Sipas tij, kriza e madhe është shkaktuar nga mungesa e interesit në zgjerimin e BE. Por në të njëjtën kohë ai e gjen se me kalimin e kohës  reformat mungojnë në Maqedoni dhe vendi ka probleme me demokracinë. Biber tha se “unë nuk dua të them se kriza që ne e shohim në Maqedoni është produkt i BE-së, por sigurisht BE-ja nuk është vetëm pjesë e zgjidhjes, por edhe pjesë e shkaktarërve për atë ku ndodhet  Maqedonia tani dhe duhet të angazhohet në përputhje me rrethanat . ”

Zëvendës kryeministri i Qeverisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi paralajmëroi për revokimin e mundshëm të rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai i bëri thirrje partive politike që në  takimin në Bruksel të japin maksimumin për të vendosur një dialog në Maqedoni.

Stevo Pendarovski deklaroi se Maqedonia gjendet në krizën më te madhe politike që prej pavarësisë, duke vënë në dukje se rezoluta politike duhet t’i paraprijë çdo zgjidhje ligjore apo institucionale. Pendarovski beson se negociatat do të mbahen në Bruksel do të jenë negociata të vështira në se ato tv viti 2001, sepse Evropa do të ketë probleme për të menaxhuar këtë proces për shkak të specifikave të problemit.

Nikola Dimitrov,  ish-ambasador i Maqedonisë dhe negociator, tha se BE-ja ka një përgjegjësi morale për situatën. Takimin në Bruksel, ai e vlerësoi si një provë e BE-së për të parë cka më tej, duke shtuar se rekomandimi i ri do tëngecët nëse kriza politike vazhdon. Dimitrov thotë se nuk ishte e drejtë  të na mbajnë të izoluar për shkak te Greqisë, kështu që tani gjithashtu nuk është e saktë të pretendojë se kjo krizë mund të zgjidhet me anë të ndonjë kompromisi politik dhe bëjnë thirrje për një hetim të pavarur dhe të proces në institucionet që janë nën kontorll të plotë politik.

Ernesto Belen Massimino, ambasadori i Italisë në Maqedoni, tha se BE ka interes të monitorjë situatën dhe gatitshmëri për të ndihmuar, por në këtë pikë mungojnë disa elemente që janë të nevojshme për kjo detyrë të jetë efektive dhe e frytshëm. Iniciativa për zgjidhjen e krizës politike duhet të vijë nga brenda para se BE-ja të angazhohet në zgjidhjen e situatës.

Mersel Bilali, Profesor në Universitetin FON, tha se situata tani është plotësisht kaotike dhe se partitë kryesore politike, në rend të parë, duhet të kenë  një ide se si të ndërmarin diçka dhe jo të mendojnë se cka duhet bërë . Në pikëpamje të bisedimeve,  negociatave  ne Bruksel, Bilali theksoi se bëhet fjalë për fillim të negociatave përgatitje  te opinionit publik për një zgjidhje të mundshme. Theksoi se dialogu do të jetë shumë i vështirë për shkak se është problem shumë i madh të zhvillohet  dialog me diktatorët.

Link: http://www.suedosteuropa.uni-graz.at/biepag/node/153

Post by epiadmin

Comments are closed.