Punëtori dyditore në suaza të projektit “Përforcimi i organizatave për mbrojtje të konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në Europën juglindore”
Instituti për politikë europiane (EPI) së bashku me Organizatën për mbrojtje të konsumatorëve të Maqedonisë (OPM), organizuan punëtori dyditore për BEUC, në suaza të projektit “Përforcimi i organizatave për mbrojtje të konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në Europën juglindore”. Projekti është i finansuar nga GIZ dhe e implementon rrjeti TEN – Think for Europe Network. Punëtoriau mbajt prej 11.09 – 13.09.2015. Në punëtorinë u përfshinë temat vijuese: roli, funksionimi dhe prioritetet e BEUC – Organizata Europiane e Konsumatoreve; kriteret dhe kushtet e përvetësimit të antarësisë në BEUC; çeshtjet e ndermarjeve publike dhe ndikimi i tyre te konsumatorët; nevojat e organizatave për mbrojtje të konsumatorëve me qëllim që ti përmirësojnë aktivitetet dhe kapacitetet e tyre; aktivitete dhe sfida me të cilat ballafaqohen organizatat për mbrojtje të konsumatorëve.