Nxitja e riintegimit të qëndrueshëm të Romëve të rikthyer në Maqedoni
Acquis i BE dhe politikat sektorale: Nxitja e riintegimit të qëndrueshëm të Romëve të rikthyer në Maqedoni
Ky projekt ndërlidhet me projektin “Menaxhimi me pengesat për dalje të Romëve nga kufijtë e Maqedonisë” i cili është kryer në bashkëpunim me KHAM nga Dellçeva. Projekti do të fokusohet në politikat dhe praktikat të cilat u referohen Romëve të rikthyer si dhe nevojat e tyre. Problemet në lidhje me riintegrimin e Romëve të rikthyer në Maqedoni do të hulumtohen përmes bashkëpunëtorëve lokal nga pesë komuna të përzgjedhura, të cilët do të punojnë me familjet e të rikthyerëve. Familjet e të rikthyerëve në fund do të marrin trajnime të nevojshme për fitim të aftësive që do t’ju ndihmojnë në punësimet e tyre të ardhshme.
Rezultati që pritet nga projekti është përpunim i një studimi në të cilin do të përcaktohen politikat egzistuese të (pa) përshtatshme, i cili më tutje do të shërbejë si bazë për krijimin e politikave propozuese dhe aktiviteteve për përfaqësim, me qëllim që të arrihet proces i qëndrueshëm i riintegrimit.
Projekti “Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm të Romëve të rikthyer në Maqedoni” është i finansuar nga Think Tank Fund dhe Zyrës për inicijativa rome përbrenda Fondacionit Shoqëri e hapur.