Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?

Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë më 5 qershor, 2018, e martë, do të mbajnë konferencën finale të projektit “Rrjeti 23+”, finansuar nga Bashkimi Evropian dhe kofinansuar nag Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd. Konferenca do të mbahet nën titullin “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?”, si dhe do të keni mundësinë ta ndiqni direkt në Facebook faqen zyrtare të EPI, si dhe në Twitter me hashtagun #mreza23.

Kapitulli 23, që përfshin gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të qytetarëve paraqet kapitullin e parë që hapet në negociatat me Bashkimin Evropian, së bashku me Kapitullin 24. Me këtë, Bashkimi potencon rëndësinë e parimit të sundimit të së drejtës, si nji ndër vlerat themelore të tija.

Qëllimi i proektit “Rrjeti 23+” është që të kontribojë në parimet e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, përmes prizmës së Kapitullit 23 nga aderimi në BE- gjyqësori, të drejtat themelore dhe lufta kundër korrupsionit, përmes kontributit të strukturuar të anëtarëve të Rrjetit 23. Në suaza të këtij projekti, që u zbatua nga janari i vitit 2016, u përkrahën 9 projekte të vogla të organizatave qytetare, që realizuan hulumtime lidhur me politikat e këtyre fushave. Janë mbajtur mbi 35 evente, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 1000 pjesëmarrës duke përfshirë institucione, ekspertë, organizata qytetare dhe publiku i gjërë. Projekti Rrjeti 23+ është paraqitur si i rëndësishëm në Evaluimin Afatmesëm të programës për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të publikuar nga Komisioni Evropian në vitin 2017, për shkak të rolit të saj në përmirësimin e sundimit të së drejtës në Maqedoni.

Duke pasur parasysh këtë, qëllimi i kësaj konference është të prezentohet puna e deritanishme e projektit Rrjeti 23+, por edhe të nxit debatë të hapur për gjendjen në këto fusha. Në tryezë të përbashkët do të bisedojnë përfaqësuesit e institucioneve, organizatave qytetare dhe ekspert për fushat  më problematike, por edhe për aktivitetet kyçe që duhet të ndërmiren në periudhën e ardhshme në fushat e Kapitullit 23. Kjo konferencë mbahet në pritje të vendimit të Këshillit të BE-së, për negociatat eventuale me Bashkimin Evropian.

Agjenda e konferencës është e bashkangjitur.

Projekti Rrjeti 23+ finansohet nga Bashkimi Evropian, kofinansohet nga Ambasada e Mbertërisë Norvegjeze në Ebograd. Eventi është i mbështetur nga Komuna Qendër. projekti implementohet nga Instituti për politkë evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Post by epiadmin

Comments are closed.