REKOMANDIM ME ARDHMËRI?

Rekomandimi përsëritet. Ndryshe nga rekomandimi i fundit i vitit 2014, i cili ishte më inkurajues, ky rekomandim është me perspektivë. Raporti i mundeson erë velave të anijes së Qeverisë për: 1. Reformat 2. Zgjedhjen e kontestit për emrin. Rekomandimi është përfocuar edhe me kapitullin e ri në hyrje, i dedikuar për progresin drejt plotësimit të kushteve për fillimin e negociatave, në të cilën Komisioni jep arsyet për rekomandimin – një vlerësim pozitiv të zbatimit të Marrëveshjes së Przhinos dhe Prioriteteve të Reformave Urgjente. Vlerësime jashtëzakonitsht të favorshme hasen sa i përket qëndrimit të Qeverisë ndaj parimeve themelore të sundimit të ligjit, dialogut me shoqërinë dhe opozitën, si dhe hapat e ndërmarrë për ndarjen e shtetit dhe partisë.

Rezultatet nga pothuaj një vit e gjysmë, dhe  rrjedhimisht, vlerësimet në Raport për kapitujt e acquis janë të këqija. Në raportin e këtij viti vlerësimi “progres i mirë”  haset vetëm në kapitujt që lidhen me kriteret politike – 23 dhe 24. ” progress i caktuar” mund të haset në 23 kapituj, dhe progresi është i barabartë me 0 ndërsa rekomandimet nuk janë zbatuar në 8 kapituj. Kjo ngecje mund të shpjegohet pjesërisht duke patur parasysh kapacitetin e reduktuar të administratës shumë të partizuar gjatë periudhës së kaluar, por kjo nuk është shpjegim i mjaftueshëm. Qeveria duhet ta ndërpres këtë tendencë negative dhe të marrë masa urgjente për të forcuar kapacitetin e saj të pajtueshmërisë me acquis dhe koordinimin e integrimit evropian – si administrativ ashtu edhe politik. Ky është prioriteti i ardhshëm kyç nëse Maqedonia ka tendenca serioze për hapjen e negociatatve me BE.

 

 

Post by epiadmin

Comments are closed.