Përmbledhje e rezultateve të Anketës debatuese mbi rolin dhe modelet e përfshirjes së Kuvendit në integrimin në BE

Rezultatet e Debatit Kombëtar për rolin dhe modelet e përfshirjes së Kuvendit në integrimet e BE-së tregojnë se me rritjen e informimit dhe njohurive të grumbulluara për procesin, qytetarët u bënë më kritikë.

Pas debatit, qytetarët dolën me qëndrimin se vendimet kyçe për BE-në i merr Qeveria, pa një kontribut real nga Kuvendi, por edhe me besim më të vogël në dialogun për çështjet e BE-së midis pushtetit dhe opozitës.

Njëkohësisht, njohuritë e tyre faktike për procesin u rritën, gjë që shihet më qartë te niveli i informimit për punën e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, një trup për të cilin vetëm gjysma e numrit të përgjithshëm të të anketuarve kishte dëgjuar para debatit.

Këto rezultate rrjedhin nga Anketa e pestë Kombëtare Debative në vend, të cilën EPI e zbatoi në bashkëpunim me Deliberative Democracy Lab të Universitetit Stanford nga SHBA-ja, me temë rolin dhe modelet e përfshirjes së Kuvendit në integrimet e BE-së.

Ngjarja debative u mbajt më 25 dhe 26 prill me 136 pjesëmarrës, ndërsa para saj u zbatua një anketë bazë me 1200 të anketuar nga e gjithë vendi.