Konvergjenca e ardhmërive: Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Ky dokument është i bazuar mbi inputet nga tre onlajn ngjarjet rajonale për konsultim dhe një ngjarje publike hibride të Grupit tematik punues “Qasja në Tregun e Vetëm Evropian” të organizuara në periudhën ndërmjet muajit qershor dhe shtator të vitit 2023. Grupi tematik punues, i udhëhequr nga Instituti për Politika Evropiane në Shkup, ka mbledhur më tepër se 40 ekspertë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat dhe administratës shtetërore nga gjashtëshi i Ballkanit Perëndimor dhe Vendet Anëtare.