Dokument tremujor: Sundimi i ligjit në pikëpamje të pranimit në BE – tetor-dhjetor 2023
Ky dokument paraqet zhvillimet kryesore në lidhje me sundimin e ligjit në kontekst të anëtarësimit në BE në Maqedoninë e Veriut për periudhën tetor – dhjetor 2023. Ai përfshin monitorimin e themeleve të anëtarësimit në BE, duke përfshirë zhvillimet kryesore në funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kapitullin 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore.