Së bashku për të drejtat e njeriut

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të avancojë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur angazhimin parlamentar dhe të OSHC-ve në këtë fushë.

 

QËLLIMET SPECIFIKE TË PROJEKTIT:

 

  1. Sigurim i monitorimit të strukturuar dhe kontribut për angazhim të Kuvendit dhe OSHC-ve në fushën e të drejtave të njeriut;
  2. Rritje dhe ngritje të kapaciteteve profesionale të organeve kryesore të Kuvendit dhe OSHC-ve kryesore që trajtojnë çështje të ndryshme të të drejtave të njeriut, gjithmonë duke konsultuar institucionet kryesore ekzekutive;
  3. Rritje të ndërgjegjësimit të politikëbërësve publikë, Kuvendit, OSHC-ve dhe qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në përputhje me detyrimet kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

 

REZULTATET DHE AKTIVITETET:

 

  • Raporte analitike mbi tema përkatëse për të drejtat e njeriut;
  • Skema ri-grantimesh për OSHC-të kombëtare dhe lokale;
  • Të dhëna dhe rekomandime për UPR-në e vitit 2024;
  • Ngritje e kapaciteteve për OSHC-të, stafin parlamentar dhe deputetët;
  • Dy diskutime të mbikëqyrjes parlamentare për të drejtat e njeriut;
  • Konferenca ndërkombëtare mbi rolin e parlamenteve në promovimin e të drejtave të njeriut.

 

DONATOR: Bashkimi Evropian

 

BUXHETI: 220,418.00 €

 

KOHËZGJATJA E PROJEKTIT: 01.02.2023 – 31.07.2025

 

KONTAKTI:

Instituti për Politikë Evropiane (EPI) – Shkup

Tel.: +389 2 328 01 00; email: [email protected]; www.epi.org.mk

Comments are closed.