Pavarësia e gjyqësorit si parakusht për besimin në drejtësi
Pavarësia, cilësia dhe efikasiteti janë parametra thelbësorë të një sistemi gjyqësor efektiv. Sistemet e drejtësisë që funksionojnë mirë dhe që janë plotësisht të pavarura janë çelësi për të siguruar që drejtësia të funksionojë në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve. Sistemet gjyqësore efektive janë thelbësore për besimin e ndërsjellë dhe për përmirësimin e klimës së investimeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike afatgjatë, diçka që ne vazhdimisht e harrojmë. Pikërisht për shkak të ndikimit të tyre në ekonomi dhe investime, efikasiteti, cilësia dhe pavarësia e sistemeve të drejtësisë janë një nga prioritetet e Semestrit Evropian – cikli vjetor i koordinimit të politikave ekonomike të BE-së.
Rekomandimet që Komisioni Evropian (KE) jep në raportin e fundit për Sundimin e Ligjit për të përmirësuar situatën në disa shtete anëtare të BE-së, si dhe të dhënat për perceptimet nga tabela e drejtësisë e BE-së për vitin 2022 duhet të jetë plan i mirë edhe për ne, për dejtimin në cilin po ecim, duke pasur parasysh se sistemi gjyqësor efektiv, cilësor dhe i pavarur është parakusht për zbatimin e ligjit të BE-së, garantimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e vlerave bazë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian.
Në këtë dokument fokusi është në pavarësinë e sistemeve gjyqësore si standard evropian dhe perceptimet për pavarësinë. Para së gjithash, jepet një pasqyrë e të dhënave nga tabela e drejtësisë të BE-së për vitin 2022, në lidhje me perceptimet për pavarësinë e sistemeve gjyqësore në vendet anëtare të BE-së, pastaj një pasqyrë e perceptimeve për pavarësinë e sistemeve gjyqësore nga barometri ballkanik për vitin 2022 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në fund jepet një përfundim se çfarë duhet të bëjë më tej vendi ynë në fushën e ruajtjes dhe promovimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor.