Debatë: Mungesa e një strategjie të qartë përkeqësoi krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19
Pandemia COVID-19 shkaktoi një valë që askush nuk mund ta parashikonte. Bizneset e vogla, njerëzit që ishin të vetë-punësuar dhe që krijonin vende pune pësuan më së shumti. Megjithëse kjo ishte një krizë e paparashikueshme, mungesa e bashkëpunimit, planifikimit dhe strategjisë së qartë çoi në pengesa edhe më të mëdha. Reagimi i parë në lidhje me masat që duhej të ndërmerren ishte ruajtja e vazhdimësisë që do të ofrojë siguri dhe mundësinë për të planifikuar në kohë. Mosarritja e kësaj sigurie ka çuar në një rënie të mëtejshme. Mijëra humbën punën e tyre për shkak të përqendrimit të dobët.
Diskutimi “Ekonomia në Republikën e Maqedonsië së Veriut dhe efektet e pandemisë COVID-19” kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në një diskutim debati që do të zbulojë pikëpamjet e tyre mbi pasojat e krizës shëndetësore mbi ekonominë. Ngjarja u zhvillua në format të ndarë në dy pjesë, kështu që në pjesën e parë të diskutimit qytetarët pjesëmarrës fillimisht diksutuan pikëpamjet dhe mendimet e tyre. Krahas zgjidhjeve dhe rekomandimeve të propozuara gjatë diskutimit, ata gjithashtu formuan pyetje në pjesën e dytë për të patur mundësinë për t’i bërë pyetje ekspertit të fushës.
Pjesëmarrësit në këtë diskutim ishin nga rajoni i Shkupit. Si ekspertë ishin të ftuar profesoresha nga American College, Nikica Mojsoska Bllazhevski, dhe profesori nga Fakulteti ekonomik pranë UKIM, Borçe Trenovski, që dhanë informata të detajuara rreth gjendjes ekonomike me të cilën karakterizohemi për shkak pandemisë. Diskutimi u moderua nga Vlora Reçica nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”-Shkup.
Megjithëse pandemia është tani në rënie, kriza ekonomike nuk po rimëkëmbet në të njëjtin drejtim. Qytetarët besojnë se plani kryesor nuk duhet të jetë rritja e taksave që do të shkaktojnë terren shtesë, por fokusi duhet të zhvendoset në ekonominë e hirtë.
Përveç efekteve në sektorin e biznesit, pandemia kishte pasoja edhe në nivel individual. Me mbylljen e kopshteve dhe shkollave, prindërit e fëmijëve nën moshën 10 vjeç u pushuan nga puna për të qenë mësues në shtëpi. Ky veprim shkaktoi një barrë të madhe, veçanërisht për gratë, sepse ato duhej t’i siguronin fëmijës të gjitha materialet më vete, gjë që hapi një barrë shtesë në familje. Nga ana tjetër, punëdhënësi duhej të mbulonte të gjithë pagën bruto për prindërit që u lanë të lirë pa bërë ata punën e tyre. Së dyti, toksike për ekonominë ishte fuqia e zvogëluar e blerjes, si dhe nivelet e rritura të shpenzimeve joproduktive. Përveç efektit ekonomik, pandemia ka shkaktuar një barrë psikologjike që mendohet se është e vështirë të kapërcehet. Sidoqoftë, gabimet që kemi bërë në pandemi kanë dalë në dritë, shpresa është që në të ardhmen të mësojmë t’i eliminojmë ato.
Kur bëhet fjalë për Qeverinë, dhe si u përball me pandeminë, pjesëmarrësit kishin një qëndrim mjaft negativ. Megjithëse Qeveria lehtësoi dhe mori propozime, në të vërtetë kjo nuk kishte asnjë efekt në masat që ata morën në fund. Masat nga paketat e para ishin margjinale dhe nuk u mbajt asnjë vazhdimësi. Masat ishin relative dhe jo proaktive. Përgjigja e Qeverisë u vonua, me disa përparime të bëra pas grupit të katërt dhe të pestë të masave. Fakti që qeveria vonoi me reagimin dhe prokurimin e vaksinave po zvogëlon besimin dhe nivelin e sigurisë tek qytetarët. Vetëm masat e qëndrueshme, planifikimi i mirë dhe reagimi në kohë mund të kontribuojnë në një mënyrë për të dalë nga kjo krizë.
Sipas profesorit Borce Trenovski, gjithçka që ishte problem para krizës, gjatë krizës eskaloi. Pjesëmarrja edhe para fillimit të krizës, kishte disa njoftime, presione nga qytetarët të cilët ishin mjaft aktivë, por nuk morën ndonjë përgjigje. Masat tatimore si një rrugëdalje nga kriza mund të jenë efektive nëse futen që në fillim, por tani funksioni i tyre nuk do të jetë i njëjti. Tani duhet të përqendrohemi në rimëkëmbjen, duhet të stimulojmë aktivitetin, duhet të dalim nga kriza dhe të mos përqendrohemi te taksat. Nga ana tjetër, kemi politikëbërës ku borxhi ka tejkaluar mbi një miliard, tani jemi 62% dhe jemi në një kohë të vështirë për t’u kthyer në atë zonë para 60%. Jemi në një situatë ku duhet të sigurohen fonde fiskale. Efikasiteti që rritet përmes uljes së kostos është realizuar por është shumë modest. Rritja e efikasitetit nuk është e lehtë.
Sipas analizës që ata bënë, ekonomia informale po lëviz 23-27% dhe ka rënë mesatarisht në 5-6 vitet e fundit. Pjesa e ndjeshme (sektori informal) nuk ishte në shënjestër të mjaftueshme të masave, duke lënë disa prej tyre pa të ardhura. Sidoqoftë, fokusi nuk duhet të jetë në faktin nëse dhe sa kemi borxhe, por në faktin nëse dhe në çfarë mase i përdorim burimet e disponueshme për të përmirësuar situatën. Për sa i përket efektit psikologjik, parashikohen ndryshime të mëdha në efikasitetin dhe përfitimin, si dhe ndryshime në efektet e punës.
Profesoresha Nikica Mosjovska Blazevska pretendon se u formua këshill ekonomik dhe këshill fiskal me ish-ministrеn e financave ku kishte mundësinë të propozonin ide, por në fund iu la atyre që krijojnë politikën të jenë udhëzues. Kur krijoni masa është e nevojshme të mendoni se çfarë do të ndikojë në planin afatgjatë, jo vetëm të merrni masën më të lehtë që do të bëjë një ndryshim afatshkurtër. Ajo që ka dështuar është që marrja e masave që do të sigurojnë barazpeshë dhe do të targetojnë të gjitha bizneset në mënyrë të barabartë, por masat kanë qenë më të përqendruara në ndihmën dhe rimëkëmbjen e atyre që janë më të dëmtuar, duke besuar se kompanitë e mëdha mund të rimëkëmben vetë. Shumë nga lëshimet pretendohet se bazohen në pasiguri, e cila nuk lejoi të planifikohet në kohën e duhur.
Ekzistojnë masa dhe një plan veprimi për ekonominë e hirtë, por politikëbërësit vazhdimisht e vonojnë atë. Lidhur me kategoritë më të prekshme, problemi më i madh është papunësia (shkalla e varfërisë për personat e punësuar është 8.5%, për të papunësuarit 41.7%), dhe baza për të ulur këtë varfëri është që njerëzit të kenë qasje në punë. Një ndryshim në sistemin e kompensimit financiar dhe mbrojtjes sociale është gjithashtu i nevojshëm, veçanërisht në periudha të tilla krize. Ne jemi të parët që shkruajmë plane dhe strategji veprimi, por asnjë prej tyre nuk është zbatuar. Qeveria ka një numër mekanizmash në dispozicion që nuk i merr parasysh. Mungesa e vullnetit politik për të zbatuar masat është problemi më i madh.
Diskutimi u organizua si pjesë e projektit “ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup me mbështetjen e Qendrës për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford nga ShBA. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy nga ShBA. Ky diskutim, së bashku me 4 diskutime të tjera me qytetarë për tema të ndryshme në të gjithë vendin, do të kontribuojnë në zhvillimin e Debatës Nacionale Demokratike që është planifikuar të mbahet në vitin 2022.