Konferencë rajonale: “Themeli i të drejtave të njeriut: Institucione kombëtare efektive të të drejtave të njeriut për Ballkanin Perëndimor”
Në vitin 2019 dhe 2020 ne në Institutin për politikë evropiane – Shkup kemi punuar me Civil Rights Defenders dhe ekspertë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në zhvillimin dhe pilotimin e një mjeti matës – indeksi – mbi efektivitetin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut. Indeksi u aplikua për të gjashtëmbëdhjetë institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut (IKDNj) nga gjashtë vendet në rajon duke vlerësuar situatën siç ishte në vitin bazë të 2018.
Tani kemi përfunduar matjen e parë dhe kemi nderin të ndajmë dhe diskutojmë rezultatet me ju në mënyrë që të arrijmë në konkluzione për rritjen e rolit dhe pozitës së NHRI-ve në rajon. Prandaj, organizojmë konferencë rajonale “Themeli i të drejtave të njeriut: Institucione kombëtare efektive të të drejtave të njeriut për Ballkanin Perëndimor”. Ngjarja do të zhvillohet online, në 31 Mars 2021, mes orëve 11:00 dhe 14:00. Panele të përziera të ekspertëve dhe përfaqësuesve nga institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut të rangut të lartë nga secili vend do të synojnë të arrijnë mësime dhe praktika të vlefshme se si mund të përmirësohet efektiviteti i IKDNj-ve në nivelin kombëtar dhe si mund të rriten përpjekjet rajonale për të rritur shtytjen drejt efektivitetit të IKDNj-ve, duke forcuar kështu terrenin për të drejtat e njeriut
Agjendën mund të shkarkohet në linkun më poshtë. Gjuhët e punës për konferencën janë gjuha shqipe, gjuha boshnjake / malazeze / serbe, gjuha angleze dhe gjuha maqedone. Do të ketë edhe përkthim simultan. Ngjarja nuk do të transmetohet ose regjistrohet. Për të marrë pjesë, ju lutemi regjistrohuni deri më 29 Mars 2021 në linkun vijues: https://form.jotform.com/210744508893361
Për çdo pyetje në lidhje me ngjarjen ose hulumtimin dhe botimin, ju lutemi kontaktoni:
Dr. Biljana Kotevska, Koordinatore e hulumtimeve, Instituti për politikë evropiane – Shkup
+389 70 445 199 | [email protected]
Damjan Zdravev, Oficer programi në departamentin evropian, Civil Rights Defenders
+381 69 1981 151 | [email protected]