Problemet me të cilat përballen të rinjtë dhe mënyrat se si të përmirësohet pozita dhe mjedisi i tyre ishin pjesë e temave të samitit të Procesit të Berlinit në Poznan dhe të konferencës rinore të Kryesisë rumune me Këshillin e Bashkimit Evropian. Si shtete të cilat përballen me “largimin e trurit”, shtetet e Ballkanit perëndimor duhet të krijojnë një mjedis mundësish dhe t’u kushtojnë vëmendje të drejtave të të rinjve. Prioritizimi i të drejtave të të rinjve dhe pjesëmarrja e tyre thekson edhe rolin dhe rëndësinë e tyre në proceset e harmonizimit me standardet evropiane dhe demokratizimit të shoqërisë.