Instituti për politikë evropiane mbështet Paradën e Krenarisë

Jun 27, 2019

naum.lokoski

Lajme

0

Mbasnesër, më datën 29 qershor, në shtetin tonë për herë të parë do të mbahet Parada e Krenarisë – Skopje Pride. Data e përzgjedhur është njëkohësisht edhe pesëdhjetë vjetori i trazirave të Stonewall, New York, trazira që ishin pikënisja për lëvizjen dhe simbol i rebelimit dhe këmbënguljes në luftën për barazi dhe të drejta të lezbikeve, gej, biseksualëve, trans dhe interseks personave (LGBTI).

Instituti për politikë evropiane plotësisht mbështet Paradën e parë të Krenarisë ngase e njejta vjen nga komuniteti LGBTI, nga nevoja për dukshmëri dhe të thuhet #JemiKëtu, nga nevoja për ta hapur rrugën drejt barazisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, si dhe nga nevoja për t’u thënë zëshëm NDAL dhunës shumëvjeçare, homofobisë, lezbofobisë dhe transfobisë, me të cilat çdo ditë ballafaqohen qytetarët që janë pjesë e komunitetit LGBTI. Paradën e kuptojmë si thirrje deri tek shteti të vazhdojë të ndërtojë kornizë institucionale dhe kapacitete ku të gjithë personat LGBTI do të mund të drejtohen lirshëm dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre; thirrje për ta hulumtuar dhe njohur dhunën dhe padrejtësinë nga e kaluara, si dhe thirrje për #Solidaritet me luftën për barazi që është nji dhe e përbashkët për të gjithë ne.

Do ta mbyllim me fjalët e një prej organizatorëve të SkopjePride, Sllavço Dimitrov – teoriticiet dhe aktivist shumëvjeçar i LGBTI.

“Krenaria këtu paraqet kundërshtim i logjikës që të tregohet ndaj dikujt me gisht, të të turpëron për atë që je, kënd dashuron, çfarë jete kulturore dhe sociale formon. Krenari për atë që dalim kundër kontekstit në të cilin jemi të përjashtuar, diskriminuar, viktima të gjuhës të urrejtjes. Fëmijë dhe të rinj përjashtohen nga familjet, kurse në institutcione devalvohen, posaqërisht trans personat. Në atmosferën sociale të poshtërsimit dalim në rrugë, në shoqërinë në të cilën të gjitha anët ju thonë që jemi “të sëmurë”…. Këta njerëz, në atë kontekst zgjedhin të dalin jashtë, të shkojnë drejt rrugës që është hapësirë e përbashkët dhe të jenë të dukshëm kundrejt atyre që ju thonë të rrijnë “të mbyllur në 4 mure” – Sllavço Dimitrov.

Comments are closed.