Reforma në administratën publike dhe përse i kemi aq të nevojshme?

Autor: Angell Mojsovski

Institucionet kërkesave për informacione me karakter publik u qasen me një dyshim të caktuar. Sipas një hulumtimi, 60 përqind nga të anketuarit kanë deklaruar se u janë kërkuar “informacione shtesë” për kërkesat, diçka që nuk është e përshkruar me ligjin e tanishëm.

Reforma e administratës publike në Maqedoni është një nga fushat bazë ku është i nevojshëm reformimi i vendit në rrugën drejtë anëtarësimit në Unionit Evropian. Pa marrë parasysh se vendi, bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, i zbaton këto reforma tanimë një dekadë, qysh në vitin 2014, Komisioni Evropian jep një set të parimeve për vendet kandidate për anëtarësim të cilat duhet ta ndjekin dhe tu përmbahen atyre, për tu bërë vende të suksesshme anëtare të UE.

Llogaridhënie e institucioneve

Çka nënkuptoni me llogaridhënie të institucioneve? Përse kërkojmë që ato të jenë të hapura përkatësisht transparente në punën e vet? A ekziston korrelacion midis transparencës dhe dyshimeve për veprime korruptuese të atyre që financohet nga paratë tona?  Të gjitha këto pyetje mund të na çojnë të mendojmë çka do të thotë ajo kur dikush nuk është transparent në punën  e vet (e me këtë rast ky informacion të mos jetë i shënuar si sekret shtetëror) dhe a do të thotë kjo se diçka është duke u fshehur, gjë e cila më tej sjell në dyshimin se a ekziston ndonjë farë kriminaliteti ose keqpërdorim të pozitës zyrtare ose keqpërdorim të financave.

Gjegjësisht, pas themelimit të Qeverisë më 1 qershor të vitit 2017, një nga angazhimet e saj të para ishte avancimi i transparencës dhe të llogaridhënies të punës së administratës publike përkatësisht krijimi i administratës profesionale dhe efikase, llogaridhënëse dhe transparente e cila do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit dhe do ti mbrojë të drejtat e tyre. Mandej, më 27 nëntor të vitit 2017, Qeveria publikoi kumtesë me listë të dokumenteve të cilat institucionet qeveritare duhet ti publikojnë në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik. Aty janë përfshirë 21 dokument që kanë të bëjnë me transparencën e institucioneve dhe e paraqesin “letër njoftimin” e tyre, ndërsa disa prej tyre kanë të bëjnë me buxhetet, raportet revizore, listat e të punësuarve, rregulloren e vendeve të punës e kështu me radhë. Me këtë rast, pa marrë parasysh se nuk ka përparim të veçantë në pikëpamje  të publikimit të analizave të politikave, publikimeve dhe mënyrën e prezantimit të vetë dokumenteve, shumica e institucioneve, në atë periudhë prapëseprapë filluan ti publikojnë këto informacione me karakter publiktë përcaktuara në kumtesën.

Për fat të keq, kjo nuk u shndërrua në praktikë, përkatësisht njëlloj si edhe të gjitha reformat e paralajmëruara filluan me dinamikë të fuqishme ndërsa tani kanë ngecur, kështu që edhe kjo reformë filloi mirë, por aktualisht është në ngecje e sipër. Llogaridhënia dhe transparenca në të cilën shihet përmes llojit të tillë të dokumenteve tani zhvillohet ad-hok, përkatësisht shumë nga këto dokumente sërish (për shembull, Ministria e drejtësisë në ueb faqen e vet, ende nuk i ka bashkëngjitur të gjitha këto dokumente të obligueshme) duhet të kërkohen nga institucionet në vend që të publikohen në mënyrë proaktive. Në të njëjtën kohë, kontaktet relevante për bashkëpunim me organizatat civile ende nuk janë të dukshme, ndërsa publikimi i informacioneve për proceset e konsultimeve publike tanimë janë përjashtim se sa praktikë.

Konteksti institucional

Në këtë kontekst me rëndësi është të përmendet e drejta për kërkim të qasjes së lirë ne informacionet me karakter publik. Pa marrë parasysh se ekziston Komision për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, ajo për momentin është jofunksionale dhe punon me personel të zvogëluar. Gjithashtu, Komisioni ka mekanizëm të dobët të ekzekutimit – nuk mund tu urdhërojë institucioneve që në mënyrë të përpiktë ta zbatojnë ligjin dhe paraqet mangësi në kuadër të punës së saj.

Prapëseprapë, sipas informacioneve, të fundit ky problem tanimë është i tejkaluar me Propozim – ligjin e ri për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, ku parashihet që të “udhëhiqet procedurë administrative dhe të vendoset për ankesat kundër vendimit me të cilin poseduesi i informacionit e ka refuzuar kërkesën për qasje në informacionet nga kërkuesit”. Në të njëjtën kohë, për shkak të këtyre ndryshimeve dhe kompetencave të zgjeruara, Komisioni do të shlyhet tërësisht dhe do të zëvendësohet me Agjenci për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik. Si hapërim më qenësor përpara duhet të konsiderohet edhe  kompetenca e re e cila paraprakisht mungonte, e ajo është se Agjencia do të mund të “realizojë procedurë penale përmes komisionit për kundërvajtje i cili vendos për kundërvajtje në pajtim me ligjin”.

Krahas Komisionit jofunksional, problem paraqet edhe afati i gjatë për dërgim të informacioneve të kërkuara (30 ditë), por edhe ai gjithmonë nuk respektohet dhe shpesh herë informacionet e dhëna mund  të jenë jo të plota, përkatësisht ta shmangin pyetjen e parashtruar nga kërkuesit e informacioneve. Në raport me mënyrën në të cilën Komisioni ka vepruar gjatë viteve të kaluara për ankesat e kërkuesve, mund të thuhet se në pjesën më të madhe ka vendosur në dobi të tyre.

Nga kjo rezulton se edhepse afati është i gjatë, gjë e cila në të njëjtën kohë nuk do të thotë se poseduesit e informacioneve duhet të presin që të kalojnë ato 30 ditë, por thjeshtë të kenë kohë të mjaftueshme për grumbullimin e informacioneve të kërkuara, afati vetvetiu nuk paraqet problem  sa që ekziston mungesë e dëshirës së poseduesve të informacioneve që ti dërgojnë këto informacione.

Në një hulumtim të realizuar të paradokohshëm, të realizuar në kuadër të projektit WeBER përmes “Rrjetit Mendo për Evropë (TEN)“, ku është zbatuar anketa për mendimin e përfaqësuesve të organizatave civile, të cilat në të njëjtën kohë janë ata që shpesh e shfrytëzojnë këtë të drejtë, nga hulumtimi mund të konkludohet se institucionet u qasen kërkesave me dyshim të caktuar. Për shembull, 60 përqind nga të anketuarit nga organizatat civile, deklaruan se u janë kërkuar “sqarime shtesë” për kërkesat, diçka që nuk është e përshkruar me ligjin e tanishëm.

Nga tërë ajo që është thënë deri tani, nuk duhet të kuptohet se publikimi i dokumenteve relevante dhe informimi përkatës i qytetarëve për kërkesat e tyre janë ndonjë farë procesi i mundimshëm ose “revolucionar”, por nevojë e cila është e duhur që vazhdimisht të zhvillohet. Këto reforma nuk duhet të kuptohen si diçka që duhet të bëhet sërish; thjeshtë duhet të fillohet me implementim të prioriteteve strategjike të cilat kanë të bëjnë me llogaridhënien dhe transparencën në çdo institucion. Këtë proces duhet ta kuptojnë edhe të punësuarit në institucionet shtetërore, të cilët gjithashtu janë qytetarë të cilët në fund të ditës do të duhet ta presin në raport me llogaridhënien dhe dhënien e shërbimeve nga këto institucione.

Në realitet, ky proces i reformave të vazhdueshme ndodh edhe në vendet të cilat kanë kulturë të zhvilluar të punës administrative, si për shembull sistemi administrativ në Britani të Madhe, ku llogaridhënia dhe transparenca janë të vendosura në nivel të lartë, ku të gjitha institucionet qeveritare dhe agjencitë, dokumentet e tyre dhe shërbimet elektronike të cilat ofrohen, mund të gjenden në një vend. Nuk do të thotë se reformat bëhen kur do të konstatohet ndonjë farë problemi, por ajo është përshtatje e aparatit administrativ ndaj nevojave të qytetarëve, me ç’rast procesi reformues duhet të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme. Në atë drejtim, Qeveria caktoi edhe ministër pa resor i cili është i obliguar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, i cili duhet ta udhëheq koordinimin e institucioneve për të qenë sa më tepër llogaridhënëse para qytetarëve, por edhepse ka përmirësime në pikëpamje të llogaridhënies krahasuar me Qeverinë paraprake, prapëseprapë kjo në këtë moment nuk mjafton.

Photo: prizma.mk

Comments are closed.