EPI – pjesë e rrjetit të Komisionit Evropian për jodiskriminim dhe barazi gjinore
Nga Janari i vitit 2019, në bashkëpunim me Univerzitetin në Utreht, Migration Policy Group dhe Human European Consultancy, Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI), nëpërmjet koordinatores hulumtuese Biljana Kotevska, merr pjesë në punën e rrjetit të Komisionit Evropian “Rrjeti evropian i ekspertëve juridik për barazi gjinore dhe jodiskriminim“.
Ky rrjet punon në ndjekjen e përshtatjes së legjislacionit vendor për jodiskriminim dhe barazi gjinore me acquis të BE-së në të gjitha vendet anëtare të BE-së, EFTA shteteve dhe shteteve kandidate. Pjesë e detyrave të rrjetit është edhe këshillimi i Komisionit Evropian për pyetje që janë nën kompetencat punuese të saja. Kotevska është anëtare e këtij rrjeti që nga viti 2011.
Në dhjetor të vitit 2018 kjo përbërje e organizatave u zgjodh përsëri nga Komisioni Evropian për të udhëhequr rrjetin për tre vitet e ardhshme.