Në episodin më të ri të EPI Podcast, flasim me z. Ilir Iseni, zëvendësdrejtor i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, mbi rolin e Akademisë në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përgatitjen e brezave të rinj të profesionistëve në sistemin e drejtësisë.
Me të ftuarin tonë diskutuam për atë se si përgatiten gjykatësit dhe prokurorët publikë për të zbatuar standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; cilat janë sfidat kryesore dhe si po kontribuon Akademia në forcimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Më tej, mund të dëgjoni dhe për bashkëpunimin e Akademisë me shoqërinë civile për të përforcuar aftësitë e Akademisë në fusha të caktuara të të drejtave të njeriut.
Podkasti u zhvillua me mbështetjen e projektit rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur, të zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Hartim Politikash (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë. Përmbajtja e materialit informues është përgjegjësi e vetme e implementuesëve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.