Instituti për politikë evropiane (EPI) – Shkup ka nevojë për vullnetarë në kuadër të projektit “Inkurajimi i Pjesëmarrjes Publike në Dialog Politik Konstruktiv”, i financuar nga National Endowment for Democracy nga SHBA-ja.
Vullnetarët do të angazhohen gjatë Anketës së Pestë Kombëtare Debatuese që EPI organizon në bashkëpunim me Deliberative Democracy Lab pranë Universitetit Stanford në SHBA. Anketa debatuese do të mbahet më 25 dhe 26 prill (e shtunë dhe e diel) në Shkup.
Vullnetarët e angazhuar do të marrin pjesë në organizimin e ngjarjes dhe do të punojnë së bashku me një ekspert për të lehtësuar mbajtjen e fokus grupeve dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes.
Kërkesat për vullnetarë:
– Student aktiv ose studime të përfunduara universitare;
– Aftësi për të punuar dhe funksionuar në ekip;
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
– Organizim dhe saktësi;
– Angazhim dhe prani gjatë gjithë kohëzgjatjes së ngjarjes;
– Përvoja e mëparshme në aktivitete vullnetare ose arsim joformal do të konsiderohet si përparësi.
Vullnetarizmi në këtë Anketë Debatuse ju ofron mundësinë për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë me një metodologji të njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrje demokratike dhe hartim të politikave publike. Si pjesë e ekipit tonë, do të merrni çertifikatë për angazhimin tuaj vullnetar, si dhe një kompensim monetar prej 1700 denarësh për kontributin tuaj. Përmes bashkëpunimit me moderatorë dhe ekspertë me përvojë, do të përsosni aftësitë e juaja për udhëheqje dhe lidership, ndërsa në të njëjtën kohë do të keni mundësinë të krijoni rrjet me profesionistë dhe vendimmarrës. Të gjithë vullnetarëve u ofrohet trajnim i përshtatshëm, materiale pune, si dhe ushqim dhe pije gjatë gjithë ngjarjes.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj të shkurtër dhe letër motivimi në [email protected] me titullin “Aplikim për vullnetarizëm_Emri dhe Mbiemri” jo më vonë se 14 Prill 2026.




