Angazhimi i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi

Qëllimi i projektit “Angazhimi i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi” është  të rritet kapaciteti i të rinjëve nga Maqedonia të kyçen në sipërmarrësi, të rritet roli i sektorit privat në edukimin për sipërmarrësi dhe të rritet mbështetja e politikave që  përmirësojnë kushtet ekonomike për të rinjtë në shtet.

Në suaza të projektit përgatitet  hulumtim për mundësitë dhe barierat e sipërmarrësisë, punësimi në sektorin privat duke përfshirë edhe finanisimin e bizneseve të reja. Në suaza të projektit gjithashtu përgatitet edhe podcast i quajtur “Skills that pay the bills”, programë edukative, kampanjë për ngritjen e vetëdijes dhe përfaqësim dhe hulumtim për mundësitë gjatë punësimit.

Ky proekt implementohet në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor (MOF), me mbështetje nga Qendra për sipërmarrësi private ndërkombëtare (CIPE).