Qytetarët diskutuan dhe pyetën se çfarë sistemi zgjedhor duan dhe çfarë reformash nevojiten në procesin zgjedhor në vend në Anketën e tretë Nacioanle Debatuese për Demokraci, të organizuar nga EPI, në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative pranë Universitetin Stanford në ShBA.
Në datat 4 dhe 5 qershor, rreth 150 qytetarë nga i gjithë vendi u informuan dhe diskutuan mbi reformat zgjedhore dhe më pas parashtruan pyetjet e tyre në panelet e përbëra nga aktorët përkatës shoqëror
Ngjarjen e hapi presidenti Stevo Pendarovski, i cili me fjalën e tij motivoi qytetarët për diskutime më të frytshme për modelet zgjedhore dhe reformat e nevojshme për të ardhmen e vendit.
Përfaqësuesit politik Pavle Trajanov, Arta Bilalli-Zendeli, Dragan Kovachki, Viktorija Avramovska-Madiç, si dhe përfaqësuesi i sektorit civil Sefer Selimi, iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve për njësitë zgjedhore dhe votimin e diasporës.