Analizë e shkurtër e ndryshimeve në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm dhe pajtueshmërinë e tyre me direktivat e BE-së për mosdiskriminim

Kjo analizë paraqet dhe vlerëson ndryshimet e fundit në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pajtueshmërinë e tyre me direktivat e BE-së për mosdiskriminim. Bazuar në mangësitë e identifikuara, analiza bën rekomandime specifike për të përafruar kuadrin ligjor shtetëror me standardet evropiane, në mënyrë që të përforcohen mekanizmat kundër diskriminimit dhe të sigurohet arsim gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë nxënësit.