Biljana Kotevska - hulumtuese koordinative

Biljana Kotevska filloi me punë si hulumtuese në EPI në vitin 2014. Gjatë studimeve të saja të doktoraturës në Belfast (MB), Biljana vazhdoi bashkëpunimin me EPI si bashkëpunëtore e jashtme, dhe vazhdoi rolin e saj si hulumtuese në tetor të vitit 2018. Biljana ka përvojë dhjetë vjeçare si hulumtuese në sferat e barazisë dhe antidiskriminimit, institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, përvojë kjo e arritur duke punuar në think tank organizata në rajonin e EJL, si eksperte dhe këshilltare në organizata ndërkombëtare dhe në organizata jo qeveritare. Biljana është Eksperte shtetërore për antidiskriminim për Maqedoni në Rrjetin e ekspertëve juridik për barazi gjinore dhe antidiskriminim të Komisionit Evropian dhe në rrjetin e përparshëm, që nga viti 2011. Ajo ka fituar katër grante hulumtuese individuale dhe tre bursa të plota të fituara nga thirrje publike/gara, në mes të cilave dhe Chevening bursa nga Zyra e Jashtme dhe e Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar.

Biljana është doktorante në Shkollën për drejtësi në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast (MB). Ajo filloi hulumtimin e saj në shtator të vitit 2015 me temën “Intersekcionalizmi në hapësirat post-jugosllave”. Për hulumtimin e saj të doktoraturës, fitoi bursë speciale hulumtuese në Shkollën për drejtësi në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast dhe Çmimin për hulumtues të shoqërisë civile në Institutin Shoqëri e Hapur (Londër/Nju Jork). Biljana është juriste e diplomuar në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi” (Maqedoni), magjistre për demokraci dhe të drejta të njeriut në Evropën Juglindore në Universitetin e Sarajevës (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Universitetin e Bolonjës (Itali), si dhe magjistre e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut  (me dallime) në Universitetin në Essex (Mbretëri e Bashkuar).

E fundit nga autori:

0
0
image
https://epi.org.mk/wp-content/themes/blake/
https://epi.org.mk/?lang=sq/
#00ccff
style1
paged
Loading posts...
/home/epiopoif/public_html/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
https://epi.org.mk/wp-content/themes/blake
on
yes
yes
off
Enter your email here
off
off
sq