Reforma për Rritje: Skema e Granteve të Vogla

Projekti “WB Reform and Growth Monitor”, i zbatuar nga anëtarët e Think for Europe Network (TEN) dhe Transparency International në Bosnje dhe Hercegovinë (TI BiH), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, shpall Thirrjen për Propozime në kuadër të Skemës së Granteve të Vogla “Re-form for Growth” (Small Grant Facility – SGF).

Qëllimi i kësaj thirrjeje është fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të ofruar monitorim të pavarur, advokim dhe perspektiva sektoriale lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor (Growth Plan for the Western Balkans – GPWB).

Një shumë totale prej 314,620 euro është ndarë për këtë Skemë të Granteve të Vogla, për të mbështetur deri në 20 grante, me një periudhë zbatimi prej 10 deri në 12 muaj për secilin projekt.

Korniza financiare për grantet është si në vijim:

Shteti Numri i Granteve
Serbia 4
Bosnja dhe Hercegovina 4
Maqedonia e Veriut 3
Shqipëria   3
Kosovo      3
Mali i Zi 3
TOTALI 20

Për t’u kualifikuar për grant, aplikanti duhet:

  • Të jetë subjekt juridik;
  • Të jetë subjekt jofitimprurës;
  • Të jetë organizatë e shoqërisë civile, aktivitetet e së cilës zbatohen në nivel kombëtar dhe/ose lokal (domethënë brenda një ose më shumë njësive të vetëqeverisjes lokale);
  • Të demonstrojë angazhim aktiv dhe përvojë në një ose më shumë fusha tematike relevante për këtë Thirrje për Propozime, nëpërmjet mandatit të saj, aktiviteteve të mëparshme ose të vazhdueshme, punës kërkimore, monitoruese ose avokuese;
  • jetë i regjistruar në një nga vendet e mëposhtme: Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ose Kosova, të paktën gjashtë (6) muaj para publikimit të kësaj Thirrjeje për Propozime;
  • Të jetë përgjegjës drejtpërdrejt për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit, dhe të mos veprojë si ndërmjetës;
  • Të ketë kapacitet të mjaftueshëm operativ dhe financiar për ta zbatuar veprimin e propozuar;
  • Të mos jetë përfitues i fondeve në kuadër të Programit të BE-së për Shoqërinë Civile (CSF) dhe Mediat (Nr. i Referencës EuropeAid/179703/DH/ACT/Multi) për të njëjtën periudhë zbatimi të veprimit të propozuar.

Prioritetet Tematike të Thirrjes për Aplikim: 

  1. Integrimi me Tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian;
  2. Integrimi rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal;
  3. Fushat prioritare të Agjendave të Reformës;
  4. Zbatimi i Mekanizmit për Reformë dhe Rritje;

Për më shumë detaje rreth kësaj thirrjeje, ju lutemi lexoni me kujdes UDHËZUESIN PËR APLIKIM.

Dorëzimi dhe Afati i Fundit

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike duke përfshirë dokumentet e mëposhtme të plotësuara:

Afati i dorëzimit: 6 Maj 2026 deri në ora 17:00 CEST

Aplikimet duhen të dërgohen në: [email protected]; cc:[email protected] me subjektin: “CfP: Re-form for Growth – (Country)_Application”.

Sesionet e Informimit

Sesione informuese për aplikantët e interesuar do të organizohen online (përmes Google Meet ose Zoom) gjatë javës 25 mars – 1 prill 2026.

Sesioni do të organizohet nga partneri përkatës zbatues në secilin vend:

  • Maqedonia e Veriut – Instituti për Politika Evropiane (EPI), Shkup
  • Serbia – Qendra për Politika Evropiane (CEP), Beograd
  • Mali i Zi – Instituti Alternativa (IA), Podgoricë
  • Shqipëria – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Tiranë
  • Kosova – Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Prishtinë
  • Bosnja dhe Hercegovina – Transparency International në Bosnje dhe Hercegovinë (TI BiH)

Sesionet do të ofrojnë udhëzime lidhur me prioritetet tematike, kriteret e pranueshmërisë, kërkesat e aplikimit dhe procesin e vlerësimit.

Informacion i detajuar për datat e sakta, oraret dhe procesin e regjistrimit do të publikohet me kohë në:  www.reform-monitor.org

Nëse është e nevojshme, informata shtesë mund të merren duke dërguar pyetje në adresat e emailit më poshtë, jo më vonë se 6 prill 2026.