Trajnim për gjyqtarë dhe prokurorë publikë mbi temën “Anti-diskriminimi në fokus: Rishikimi Periodik Universal dhe roli i autoriteteve gjyqësore”

Dje, EPI organizoi trajnimin e parë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë si pjesë e projektit tonë “Veprim gjyqësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, me temë “Antidiskriminimi në fokus: Rishikimi Periodik Universal dhe Roli i Autoriteteve Gjyqësore”.

Trajnimi u zhvillua në ambientet e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë dhe u përqendrua në rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më konkretisht, znj. Tatijana Temelkoska, Këshilltare për të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeirut të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, ofroi një Hyrje në mekanizmin e Rishikimit Periodik Universal, ndërsa Igor Jadrovski nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ofroi kornizën teorike mbi themelet e diskriminimit. Për më tepër, pjesëmarrësit diskutuan rolin e KPMD-së dhe mundësitë për bashkëpunim me autoritetet gjyqësore për të përmbushur rekomandimet nga cikli i fundit i RPU-së.

Projekti mbështetet nga grant Ndërhyrja kombëtare e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për një Ballkan Perëndimor të lidhur” i zbatuar nga Qendra për promovimin e shoqërisë civile (CPCD), Qendra për hulumtim dhe hartim politikash (CRPM) dhe IDM Albania, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë (Ambasada Norvegjeze në Beograd).